Hoti, akuzon Kurtin se ndërtoi konspiracione për t’i ikur dialogut

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, po vazhdon raportimin e tij në Kuvend për procesin e dialogut me Serbinë.
Hoti akuzoi Kurtin se ka ndërtuar qeveri konspirative për t’i ikur dialogut.
Ai tha se në momentin që i ka hyrë këtij procesi, nuk ka parë e as diskutuar për tema të këtilla, që thotë se askush s’ia ka përmendur.
“Në Qeverinë e kaluar u ndërtuan teori konspirative për të mos shkuar në dialog. Unë hyna në dialog dhe askush s’ma përmendi integritetin territorial”, u shpreh Hoti.
Madje, Hoti u shpreh i gatshëm që të mbyllet debati me një rezolutë ku thuhet se Qeveria ka autorizim vetëm për një marrëveshje finale me njohje reciproke.
“Unë pajtohem që ta mbyllim debatin me një rezolutë që thotë se Qeveria ka detyrë të hyjë në dialog vetëm për një marrëveshje finale me njohje reciproke”, u shpreh në fund ai.