Hoti: Arritja e madhe e Samitit është eliminimi i idesë për korrigjim të kufirit
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka përmbledhur në tri pika Samitin e Berlinit.
Sipas tij e arritura më e madhe është eliminimi i idesë për korrigjimin e kufijve, transmeton Indeksonline.
Ndërsa, Hoti thotë se marrëveshja përfundimtare duhet të arrihet me dialog transparent dhe gjithëpërfshirës.
Postimi i plotë i Hotit:
Rezultatet
e Samitit te Berlinit besoj se mund te permblidhen ne keto tri pika.
E
para, dhe besoj se eshte e arritura me e madhe, eshte eliminimi i idese se
Thacit, Vucicit dhe Rames per korrigjim te kufirit.
E
dyta, diciplinimi i lidereve te te dy shteteve. Kjo eshte e rendesishme sepse
ne muajt e fundit gjuha luftenxitese filloi te behet diskurs i perditshem.
Besoj se e kane marre mesazhin te dy shtetet se dialogu eshte e vetmja rruge
per zgjidhjen e mosmarreveshjeve.
E treta, marreveshja perfundimtare duhet te
arrihet me dialog transparent dhe gjitheperfshires. Cdo format tjeter i
dialogut nuk siguron marreveshje te pranueshme dhe te implementueshme ne
praktike.