75 Mall Live Search
15:00 / E Diele, 07 Shkurt 2021 / Blerim

Hoti: Askush nuk mund ta bartë frymën rugoviane në kampet tjera politike

Hoti: Askush nuk mund ta bartë frymën rugoviane në kampet tjera politike 

Kandidati i LDK-së, për kryeministër tha se askush nuk mund ta bartë frymën rugoviane të shtetndërtimit në kampet tjera politike. 

“Faktet janë fakte, e shteti, shtet, dhe LDK e ka obligim do ta mbrojë shtetin e Kosovës nga ata që po angazhohen për ta rrënuar atë”, tha Hoti, gjatë një tubimi elektoral në Vushtrri.

Sipas tij, me qeverisjen e LDK-së, gjatë vitit 2021 do të përmbyllet dialogu me Serbinë, do të zbatohet marrëveshje e Uashingtonit si dhe do të arrihet që në mënyrë meritore Kosova të marrë liberalizimin e vizave.