75 Mall Live Search
13:58 / E Enjte, 22 Shtator 2022 / shkelqim osmanaj

Hoti: Asnjë problem në buxhetin e shtetit nuk shkaktohet nga plotësimi i kërkesës së SBAShK-ut

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pasi që Qeveria e Kosovës nuk po i përmbush kërkesat e SBAShK-ut.

Ai përmes një statusi në Facebook, ka thënë së vetëm një kërkesë e SBAShK-ut ka implikime financiare.

Ai ka bërë edhe llogaritjet e kësaj kërkese duke thënë se në buxhetin e Kosovës nuk shkaktohet asnjë problem nga plotësimi i saj.

‘’ Asnjë problem në buxhetin e shtetit nuk shkaktohet nga plotësimi i kësaj kërkese. Bilanci bankar i Qeverisë është rekord i lartë, rreth 600 mil euro në korrik, për shkak të: (1) mosrealizimit të projekteve kapitale dhe (2) rritjes së të hyrave tatimore nga inflacioni i lartë’’, ka shkruar Hoti.

Më tutje ai ka theksuar se Qeveria ka ndarë rreth 6 milionë euro për të paguar punëtorët e larguar nga puna në Telekomin e Kosovës, kurse nuk po paguan për mësimdhënësit./IndeksOnline/