75 Mall Live Search
21:02 / E Mërkurë, 30 Dhjetor 2020 / Blerim

Hoti: Asnjë votë kundër meje që të jem kandidat për kryeministër

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, në Rubikon ka thënë se s’i takon ta komentojë aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke e thënë që e respekton plotësisht.

“S’më lejohet të hy në interpretim të Gjykatës Kushtetuese, kjo Qeveri është jo për fajin e vet, sepse ka qenë plotësisht legjitime që të bëj koalicione. Tash kemi një vendim të cilin duhet ta respektojmë pa e diskutuar fare. Mbetet të shihet në një periudhë më afatgjatë, ndërkohe deputetët e kanë ushtru të drejtën e tyre për të votuar, mbetet të shihet në të ardhmen se si do të gjykohet.

Ne jemi mbledhë strukturat  e LDK-së, në 3 e 4 ditët e fundit, kemi analizu situatën dhe punën si Qeveri dhe ndihem mirë që puna e kësaj Qeverie është vlerësu nga LDK, dhe është vlerësu për atë që kemi bërë për 6 muaj sepse s’ka qenë e lehtë, e kemi marrë mandatin në një situatë mjaftë specifike”, ka thënë Hoti, transmeton IndeksOnline.

Ai tutje ka thënë se kryesia e LDK-së, ka qenë unanimisht të pajtimit që ai të jetë kandidat për kryeministër në zgjedhjet e reja.

“Jam tejet i knaqur për këtë gjysmë viti për mënyrën e funksionimit të koalicionit, me vështirësi, por ka pas rezultate. Ajo që na dallon si parti është domosdoshmëria e debatit të brendshëm për të ardhur deri te kandidati, më vjen mirë që në kryesi, kishte unanimitet të plotë rreth kandidaturës sime për të vazhduar. S’ka pasur asnjë votë kundër e as abstenim”./Indeksonline