Hoti bashkë me antarët e LDK-së bëjnë homazhe tek varri i Fadil Feratit

Kandidati për kryeministër i LDK-së, Avdullah Hoti, bashkë me anëtarë të tjerë të këtij subjekti kanë bërë homazhe tek varri i ish-kryetarit të komunës së Istogut, Fadil Feratit.
Këtë e bën të ditur nga Komuna e Istogut me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.
“Me rastin e njëmbëdhjetë vjetorit të vdekjes së ish-kryetarit të komunës së Istogut, Fadil Ferati janë bërë sot homazhe dhe vendosje kurora lulesh tek varri i të ndjerit në Gurrakoc”.
“Me këtë rast, pjesë e homazheve ishin kryetari i Komunës së Istogut Haki Rugova më bashkëpunëtor, struktura të larta të Lidhjes Demokratike të Kosovës si dhe qytetarë të shumtë që kishin ardhur për ta nderuar jetën dhe veprën e Fadil Feratit”.
“Ndryshe sot u bënë njëmbëdhjetë vjet që nga vdekja e Fadil Feratit kryetarit të parë të komunës së Istogut”, thuhet në njoftim.