Hoti: Bëhuni pjesë e Ushtrisë së Kosovës, që është garanci e së ardhmes të sigurtë e të përbashkët

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka porositur të rinjtë e Kosovës që të shfrytëzojnë mundësinë e shkëlqyer e të bëhen pjesë e Ushtrisë së Kosovës.
Hoti tha se kanë mbetur edhe pak ditë, saktësisht deri më 21 gusht 2020 që të mbyllet konkursi i FSK-së për rekrutet e rinj.
Hoti tha se Ushtria e Kosovës është garanci e së ardhmes të siguritë, të përbashkët e pa dallim, transmeton Indeksonline.
Tutje ai porositi të rinjtë që të bëhen pjesë e FSK-së dhe të japin ndihmën e tyre të perfeksionohet sipas standardeve të NATO-s.
Postimi i plotë:
Të dashur të rinj,
Forca e Sigurisë e Kosovës ka hapur konkurs për rekrutë të rinj. Mbeten edhe pak ditë, deri më 21 gusht 2020, që ju të konkurroni për t’u bërë pjesë e ushtrisë së Kosovës.
Shfrytëzojeni këtë mundësi të shkëlqyer dhe bëhuni pjesë e ushtrisë të Republikës së Kosovës, e cila është garanci e së ardhmes sonë të sigurt dhe të përbashkët, pa dallim.
Bëhuni pjesë e FSK-së dhe jepni ndihmesën tuaj që ajo të perfeksionohet sipas standardeve të NATO-s. Duke qenë pjesëtarë të FSK-së, ju nesër do të jeni ushtarë të NATO-s.
Konkurroni për t’u bërë pjesë e FSK-së – pjesë e mozaikut të harmonisë, bashkëjetesës dhe prosperitetit të Kosovës.