75 Mall Live Search
16:53 / E Enjte, 11 Mars 2021 / OSH

Hoti bisedon me Palmer, flasin për këto tema

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka bërë të ditur se sot ka biseduar me Zëvendës Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit,  Matthew Palmer, shkruan IndeksOnline.

Hoti tha se me Palmer biseduan për zhvillimet e përgjithshme politike në vend si dhe për sfidat me të cilat por përballet Kosova.

Kryeministri në detyrë e falenderoj për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve për Kosovën.

“Ishte kënaqësi që me Zëvendës Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, z. Mattheë Palmer, përmes një komunikimi virtual, të bisedoja për zhvillimet e përgjithshme politike në vend si dhe për sfidat me të cilat por përballet Kosova,  pasojë e pandemisë Covid -19, si në aspektin shëndetësor ashtu edhe në atë ekonomik, por edhe në fusha të tjera të jetës.

z. Palmer  i shpreha mirënjohje dhe falënderim për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve për Kosovën në të gjitha etapat e shtetndërtimit”, tha ai./IndeksOnline/