75 Mall Live Search
18:30 / E Enjte, 07 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Hoti: Brenda 2-3 ditëve formalizohet marrëveshja politike VV-LDK

Në përpjekje për të harmonizuar programin e mundshëm qeverisës Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës në takimin e fundit janë pajtuar pothuajse për gjitha çështjet programe, teksa u tha se brenda 2-3 ditëve do të formalizohet marrëveshja politike mes dy partive.

Në takimin e gjashtë me radhë, i cili zgjati rreth tre orë, anëtari i Kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti tha se me anë të këtyre takimeve kanë vendosur një standard të ri për marrëveshje politike.

“Ky ka qenë takimi i fundit për çështje programore. Kemi arritur të përmbyllim pothuajse gjitha çështjet programore. Jemi të gatshëm që për 2-3 ditët e ardhshme të formalizojmë këtë marrëveshje”, tha ai.

Ai po ashtu bëri të ditur se nuk kanë diskutuar për ndarjen e posteve ministrore, përfshi atë të presidentit pas dy vjetësh.