75 Mall Live Search
14:32 / E Enjte, 17 Dhjetor 2020 / OSH

Hoti: Buxheti për vitin 2021 kalon shpejtë në Kuvend, ndodhemi në situatë specifike

Kryeministri Avdulla Hoti, ka thënë se vendi ndodhet në situatë specifike politike.

Hoti i pyetur se kur do të kalojë buxheti për vitin e ardhshëm në Kuvend tha se janë duke zhvilluar konsultat për këtë çështje.

Gjithë kjo situatë sipas tij, do të tejkalohet shumë shpejt.

“…jemi duke i zhvilluar disa konsultime dhe shpresoj se e dërgojmë në Kuvend siç e kemi dërguar Ligjin për rimëkëmbje”.

“Jemi në një situatë vërtet specifike politike dhe besoj që do ta tejkalojmë së shpejti”.

Ndërsa pyetjes se a është duke u diskutua për çështjen e presidentit me partitë politike ai shkurt tha se, kjo çështje është temë diskutimi.