Hoti: Çështja e të pagjeturve është kryesore në çfarëdo marrëveshje që mund të arrihet me Serbinë

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka përkujtuar sot të pagjeturit, duke theksuar se nuk mund të jemi të qetë derisa familjarët e tyre ë dinë se ku i kanë më të dashurit.
Hoti në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Personave të Pagjetur, bëri homazhe tek Obelisku I personave të pagjetur.
Tutje ai tha se kjo plagë e hapur, është tema më e ndjeshme edhe pas 20 vite të çlirimit, transmeton Indeksonline.
Kryeministri Hoti poashtu tha se s’është e tepërt të thuhet se kjo është çështja kryesore në çfarëdo marrëveshje që mund të arrihet për normalizimin e marrëdhënieve dhe për njohje reciproke mes dy vendeve.
Postimi i plotë:
Nuk mund të jemi të qetë, derisa familjarët e të pagjeturve të dinë se ku i kanë të dashurit e tyre.
Në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Personave të Pagjetur, sot bëmë homazhe te Obelisku i personave të pagjetur.
Kjo është plagë e hapur, është tema më e ndjeshme edhe pas 20 vjetëve të çlirimit. Nuk është e tepërt ta them para jush se kjo është çështja kryesore në çfarëdo marrëveshjeje që mund të arrihet për normalizim të marrëdhënieve dhe për njohje reciproke në mes të dy vendeve.
Ne sot bashkëndiejmë dhimbjen që e kanë ata dhe tregojmë kujdesin shtetëror dhe institucional për të gjithë të pagjeturit.