75 Mall Live Search
12:02 / E Diele, 15 Tetor 2023 / LB

Hoti denoncon punimet e dobëta të një rrugë në Pejë: Ja si jane harxhuar 8.63 miliardë euro këto tri vite

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka postuar një video në Facebook ku shihet një rrugë, e cila pretendohet se është ndërtuar jo kohë më parë, por që është dëmtuar për shkak të cilësisë së dobët.

Hoti ka shkruar në Facebook: Ja si jane harxhuar 8.63 miliardë euro këto tri vite.

“Këtu jemi në rrugën që të çon nga qyteti i Pejës në Rugovë. Këto pamje që po i shihni vërhet asfalti terësisht i pjesëritur dhe ngjyra e zezë e asfalltit, tregon që kjo rrugë është ndërtuar para disa jave me fondet e buxhetit të Kosovës dhe mbikëqurur nga qeveria e Kosovës. Pamjet nuk dojnë koment dhe punimet janë kryer shkel e shko’, thuhet ndër të tjera në video.