15:47 / E Enjte, 31 Dhjetor 2020 / Blerim

Hoti detyrohet të kthej Ilir Murtezaj drejtor të Administrates Tatimore

Pas rekomandimit të Ministres së Financave, Hykmete Bajrami për shkrarkimin e drejtorit të Agjencisë Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, Kryeminsitri Avdullah Hoti kishte marrë vendim për ta shkarkuar.

Mirpo pas ankesës në Këshillin e Pavarur Mbikqyrës të Shërbyesve Civil, drejtori i ATK-së ka fituar të drejtën që të kthehet në pozitën ku ka qenë.


IndeksOnline ka siguruar vendimin e Kryeministrit në detyrë Avdullah Hoti, i cili ka nëshkruar vendimin për kthimin e Murtezajt në pozitën e drejtorit të ATK-së.