75 Mall Live Search
16:49 / E Enjte, 03 Shtator 2020 / indeksADMonline

Hoti dhe Vuçiq arrijnë në Shtëpinë e Bardhë për takimin e parë bilateral

Këshilltari për për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien, ka njoftuar se udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë sapo kanë arritur në Shtëpinë e Bardhë për takimin e parë bilateral.

Ai përmes një postimi në Twitter tha se shteti amerikan është i gatshëm që të lehtësojë këtë proces.

“Presidenti Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri Avdullah Hoti sapo kanë arritur në Shtëpinë e Bardhë për bisedimet Serbi-Kosovë. SHBA-ja është e gatshme të lehtësojë normalizimin ekonomik”.

Ky takim bilateral po mbahet sot para takimit të 4 shtatorit. Dy liderët janë pritur nga ambasadori Richard Grenell.