Hoti, do të vëzhgojë nga afër fillimin e punimeve në hyrje të Gjilanit

Nesër fillojnë punimet në hyrjen e qytetit të Gjilanit. E për të parë ecurinë e këtij fillimi , kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, bashkë me ministrin e Infrastrukturës, Arban Abrashi dhe kryetarin e Gjilanit, Lutfi Haziri, do të marrin pjesë në fillimin e punimeve në rrugën N25.2 – Hyrja e qytetit të Gjilanit.
Ngjarja do të zhvillohet në rrugën “Madeleine Albraght”, me fillim nga ora 11:00. /IndeksOnline/