75 Mall Live Search
16:53 / E Enjte, 22 Tetor 2020 / Blerim

Hoti: Duhet pranuar të kaluarën për të qenë të gatshëm për një paqe në të ardhmen, prandaj duhet një zgjidhje e përhershme

Në kuadër të Forumit të Sigurisë që mbahet në Beograd,  përmes platformave online, po merr pjesë edhe kryeministri Avdullah  Hoti, i cili ka thënë se Serbia duhet të pranojë realitetin dhe se ky duhet të jetë qëllimi i dialogut.

Hoti ka thënë se as që duhet të shtrohet çështja se çka humb apo fiton Serbia nga këto bisedime, por se duhet arritur marrëveshja për paqe.

“Ne jemi duke punuar për të një marrëveshje të paqes për normalizim të plotë. Ne nuk duhet të kufizojmë diskutimet se çfarë humb apo fiton Serbia. E rëndësishme është që të dyja palët do të fitojnë. Normalizimi i bëhet për qytetarë që të lëvizin të lirë, për tregun e lirë, në baza të barabarta”.

Kryeministri Hoti ka vënë në dukje se të dy vendet kanë shumë çështje nga e kaluara, për të zhdukurit dhe shumë çështje të tjera.

“Ne duhet të ulemi në tryezën e dialogut për të arritur një marrëveshje dhe jo të diskutojmë se atë se çka fitojmë apo humbim. Duhet pranuar realiteti dhe se

s’duhet harruar e kaluara dhe ato që la pas lufta”, ka thënë Hoti.

Ai ka thënë se duhet pranuar se në të kaluarën, për të qenë të gatshëm për një paqe në të ardhmen dhe jo për zgjidhje të përkohshme, na duhet një zgjidhje e përhershme.