Hoti: Dyfishimi i këshilltarëve e i pagës për kabinet qeveritar, kulmi i abuzimit me taksat e qytetarëve
Deputeti i Kuvendit, Avdullah Hoti ka thënë se dyfishimi i këshilltarëve nëpër ministri dhe kryeministri që kanë ndodhur sot është kulmi i abuzimit me taksat e qytetarëve.
Hoti ka thënë se emërimi i 80 zëvendësministrave dhe dyfishimi i pagës ka qenë vetëm fillimi, transmeton Indeksonline.
Postimi i plotë:
Dyfishimi i keshilltareve neper ministri dhe kryeministri qe ka ndodhur sot eshte kulmi i abuzimit me taksat e qytetareve.
Emerimi i 80 zevendesministrave dhe dyfishimi i pages per kabinetin qeveritar duket ka qene vetem fillimi. Keta duhet ndalur./Indeksonline/
