75 Mall Live Search
20:17 / E Shtunë, 02 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Hoti e Dukolli: Shumë padrejtësi i janë bërë Fatmir Limajt, por ai nuk u dorëzua

Nisma për Kosovën ka vazhduar turin e falënderimit për besimin dhe mbështetjen e qytetarëve të Kosovës në përballjen e Fatmir Limajt me padrejtësinë.

Kjo parti ka mbajtur një tubim me degën e kësaj partie në Gjakovë.

Më këtë rast, deputeti Enver Hoti ka thënë se janë bërë sonte bashkë për të falënderuar gjithë qytetarët e Gjakovës për përkrahjen dhe besimin ndaj kryetarit Limaj.

Hoti foli edhe për padrejtësitë që i janë bërë Limajt, ku tha se pavarësisht linçimeve, montimeve ai nuk u dorëzua asnjëherë në të drejtën e tij

Deputeti i Kuvendit të Kosovës foli edhe për anëtarin e Kryesisë Endrit Shala, për të cilin tha se është një shembull, i cili përkundër presionit dhe shantazheve nuk hoqi dorë nga qëndrimi afër Limajt.

E nga ana e tij, zv/ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Çerkin Dukolli, falënderoj gjithë ata qytetarë të Gjakovës që janë rreshtuar që nga fillimi pas Kryetarit Limaj dhe janë bërë pjesë e Nismës.

“Jemi falënderues dhe mirënjohës për përkrahjen tuaj për Nismën. Ky vit është viti i Fatmir Limaj, ai triumfoi përballë padrejtësive që ju bënë, andaj ju falënderojmë dhe jemi mirënjohës që besuat në pafajësinë e liderit Limaj.

Edhe kryetari i degës së Nismës në Gjakovë, Fazli Hoxha ka thënë se qytetarët e Gjakovës asnjëherë nuk kanë reshtur se besuari në pastërtinë e Limajt. Hoxha beson se viti i ardhshëm më të drejtë mund të vlerësohet si vit i Fatmir Limajt.