Hoti e Haliti, flasin për menaxhimin e pandemisë Covid-19 dhe për projektet e ardhshme për Vitinë

Në Viti sot shkoi për një vizitë i numri një i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi.
Hoti e Abrashi u pritën nga kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti.
Takimi midis Hotit, Abrashit e kreut të Vitisë u fol për çështjen e menaxhimit të pandemisë me COVID-19 dhe sfidave me të cilat u përballë kjo komunë.
Pas takimit, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se përveç pandemisë me COVID-19 është diskutuar edhe për projektet e reja rrugore që do të bëhen më 2021.
“Komuna e Vitisë ka qenë të parat që janë prekur nga pandemia. Kanë pasur një qasje regjionale në menaxhimin e pandemisë, që është qasja e duhur sepse menaxhimi i pandemisë nuk mund të kufizohet brenda kufijve të një komune. Ministrja e Financave, para një jave u taku me kryetaret e këtyre komunave të këtij regjioni, për të diskutuar për projekte e vitit të ardhshëm që do të përfshihen në buxhetin e vitit 2021. Biseduam për disa projekte specifike, siç është qasja në autostradën në Gelicë. Me ministrin e Infrastrukturës do të bëjmë gjitha përgatitjet e nevojshme, në mënyrë që ky projekt të përfundoj sa më parë”, ka thënë Hoti.
Derisa, kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, tha se si komuna e parë me raste pozitive me COVID-19 kanë pasur vështirësi por që pas ardhjes së Hotit në krye të Qeverisë gjithçka ka qenë e menaxhueshme.
“Shfrytëzova rastin ta njoftoja kryeministrin për rrjedhat aktuale në Viti, edhe situatën pandemike që e kemi që e kemi të menaxhueshme një formë, po edhe falenderova për përkrahjen edhe sa i përketë pandemisë, për shkak se kemi qenë prej komunave të para të prekura me Covid-19, kemi pasur vështirësi, po sidomos prej ardhjes së kryeministrit, ne nuk kemi pasur problem as për furnizime me masa mbrojtëse dhe as një aspekt tjetër. Vërtet e kemi menaxhuar këtë situata, prandaj e njoftova edhe me raport me shkrim për gjendjen që e kemi aktualisht. Natyrisht biseduam edhe për problemet e tjera. Ne sot do të bëjmë fillimin e punimeve të një aksi rrugorë që është tepër për rajonin, jo vetëm për Vitinë, për shkak se përfshihet Vitia, Gjilani, Parteshi dhe komunat e tjera, investim i BERZH-it”, ka thënë Haliti.
Nga aty është folur edhe për nisjen e punime të projektit që është diskutuar siç thotë Hoti në vitin 2017 nga Qeveria e Mustafës, e për çka u shpreh i kënaqur për nismën e realizimit të tij.