75 Mall Live Search
09:06 / E Shtunë, 24 Shkurt 2024 / A. M.

Hoti e kritikoi pushtetin që s’e ndaloi dinarin në fillim të mandatit, vije reagimi nga VV-ja!

Avni Zogiani nga Vetëvendosje i ka reaguar deputetit të LDK-së, Avdullah Hotit, rreth çështjes së dinarit.

“Dullo, e di qe e ke zor me e kuptue, por gjanat jane te lidhuna, edhe behen me radhe. S’mundesh me ndalu nje valute joligjore, ne nje territor qe se keni vene nen kontrolle as i here”, ka thënë ai.

Sipas tij, u deshen do vjet me e shtri shtetin e Kosoves cep-e-m-cep e mandej asht zbatu rregullimi i valutave, pagesa e energjise. … tashti Dullo, nuk e di a e din ti, po punohet ne rregullimin e çeshtjes se tatimit ne prone”.

Postimi i plotë:

Avdullahu (Hoti) asht fantastik! Po pyet, pse (VV) nuk e ka ndalue qarkullimin e dinarit ne fillim te mandatit!

Dullo, e di qe e ke zor me e kuptue, por gjanat jane te lidhuna, edhe behen me radhe. S’mundesh me ndalu nje valute joligjore, ne nje territor qe se keni vene nen kontrolle as i here! U deshen do vjet me e shtri shtetin e Kosoves cep-e-m-cep e mandej asht zbatu rregullimi i valutave, pagesa e energjise, tashti Dullo, nuk e di a e din ti, po punohet ne rregullimin e çeshtjes se tatimit ne prone!

Nejse nuk ka faj ky se nuk e kupton qeverisjen ne tan kompleksitetin e vet, ka ndejt qatu i ngrati dhe arritjen ma te madhe ne veri e ka emrimin e Liqenit me emrin Trump!