75 Mall Live Search
15:07 / E Martë, 22 Dhjetor 2020 / Blerim

Hoti: E pranoj dhe e respektoj pa asnjë diskutim vendimin e Gjykatës Kushtetuese!

Kryeministri, Avdullah Hoti ka thirrur mediat në një konferencë, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Ai tha që e pranon këtë vendim dhe do ta respektojë.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese që është bërë publik, e pranoj plotësisht këtë vendim dhe do ta respektoj pa asnjë diskutim.

S’do të lëshohem fare të flas mbi këtë vendim. Më lejoni t’ju them se Kushtetuesja e ka sqaruar që vendimet e Qeverisë mbetën në fuqi dhe Qeveria do të mbetet në detyrë deri në zgjedhje.

Do të vazhdojmë të kryejmë punë në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve.

Është obligim për procedurat për shpalljen e zgjedhjeve brenda afatit kushtetues. Do t’i kryejmë obligimet në rrethana të reja”, tha ai.

Kreu i Qeverisë ka bërë thirrje që të mos shpërndahet Kuvendi pa votim të buxhetit dhe ka thënë se do t’i kryejnë obligimet, karshi qytetarëve veçmas në menaxhimin e pandemisë./Indeksonline