Hoti e pret me tepih të kuq Kurtin, ceremonia e dorëzimit të detyrës!

Avdullah Hoti, sipas protokollit shtetëror, me ceremoni shtetërore, ia ka dorëzuar detyrën kryeministrit të zgjedhur Albin Kurti.
Një veprim të tillë nuk e kishte bërë Albin Kurti kur Avdullah Hoti u bë kryeministër.
Kurti, Qeveria e të cilit u rrëzua vetëm pas 51 ditësh në pushtet, kishte thënë se nuk mund ta pranonte atë që e kishte shkarkuar vetë.
Albin Kurti kishte shkarkuar Avdullah Hotin nga posti i zëvendëskryeministrit vetëm pak orë pasi ishte shkarkuar Qeveria e tij më, 25 mars pas mocionit të mosbesimit të iniciiuar nga partia e Isa Mustafës me të cilën Vetëvendosje ishte në koalicion qeverisës.