17:23 / E Martë, 17 Janar 2023 / shkelqim osmanaj

Hoti e quan mashtrues Kurtin pas videos për Oliver Ivanovic

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka reaguar në lidhje me videon e Kurtit, ku ai e kujton ish-politikanin e vrarë pesë vjet më parë, Oliver Ivanovic.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka thënë se disa persona kanë aftësi për ti transformuar  qëndrimet e veprimet nga njëri ekstrem në tjetrin.

Duke lënë të kuptohet se Kurti i ka ndryshuar qëndrimet për Oliver Ivanovic.

‘’Ata të parët quhen mashtrues, të cilët kur janë në pozita vendimmarrëse bëhen të dëmshëm për shtetin’’ ka shkruar Hoti, /IndeksOnline/