Hoti: E udhës që secili deputet të jetë nesër në seancë dhe ta mbështesë ligjin e buxhetit

Kryeministri në detyrë, Avdyllah Hoti, përmes një statusi në FB, ka thënë se nesër është e udhës së secili deputet të jetë në seancë dhe të mbështesë ligjin e buxhetit për vitin 2021.
I njëjti ka thënë se votimi i këtij ligji mundëson mbështetjen për punëtorët e papunë dhe për biznese që janë në vështirësi financiare për shkak të pandemisë.
Ky është postimi i plotë:
Nesër në Kuvendin e Kosovës shqyrtohet ligji i buxhetit për vitin 2021. Është e udhës që secili deputet të jetë në seancë dhe të mbështesë këtë ligj.
Votimi i këtij ligji siguron stabilitet financiar në pjesën e partë të vitit të ardhshëm, kur të hyrat buxhetore janë të pakta. Votimi i këtij ligji mundëson mbështetjen për punëtorët e papunë dhe për biznese që janë në vështirësi financiare për shkak të pandemisë.