75 Mall Live Search
11:41 / E Hënë, 07 Shtator 2020 / indeksADMonline

Hoti dhe Vuçiqi, zotohen të dyfishojnë përpjekjet për të garantuar përafrim drejt BE-së

Me rastin e vazhdimit të dialogut të lehtësuar nga BE-ja midis Prishtinës dhe Beogradit, kryeministri Avdullah Hoti dhe presidenti Aleksandar Vuçiq i konfirmuan përfaqësuesit të lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, nënkryetarit të Komisionit Evropian, Josep Borrell, se ata i kushtojnë përparësi të lartë integrimit në BE dhe vazhdimit të punës në dialogun Prishtinë-Beograd të lehtësuar nga BE-ja, i cili është element kyç në rrugën e tyre drejt BE-së.

Ata, gjithashtu u zotuan se do të dyfishojnë përpjekjet e tyre për të siguruar harmonizimin e mëtejshëm me BE-në në përputhje me detyrimet e tyre përkatëse.

Në këtë drejtim, dokumentet e rëna dakord së fundmi në Uashington, D.C., duke u mbështetur në angazhimet e mëparshme të lidhura me dialogun, të ndërmarra nga të dyja palët mund të japin një kontribut të dobishëm për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve.