Hoti: Është absurde që kemi ardh në këtë pikë, për të diskutuar ushqimin e ushtrisë

Deputeti i LDK-së Avdullah Hoti, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, ku po diskutohet për çështjen e ushqimit të ushtrisë, tha se e gjithë situata e krijuar është absurde.
“Jemi në fund të mandatit qeverisës dhe sot kuvendi debaton për furnizimin me ushqim të FSK-së. Është gjëja më absurde, si kish shku askujt ndërmend që vijmë në këtë pikë. Ky është degradimi që i kanë bërë ushtrisë dhe shtetit të Kosovës”, tha ai./Indeksonline/