75 Mall Live Search
19:27 / E Premte, 21 Maj 2021 / OSH

Hoti falendëron Eurodeputetin Gjerman: LDK ka dhënë kontribut jetik për ndërtimin e miqësisë me Bundestagun dhe CDU-në

Ish-kryeminstri i Kosovës, Avdullah Hoti përmes një postimi ka falendëruar Eurodeputetin gjerman, Peter Bayer.

Ky i fundit në Bundestagun gjerman u shprehë se liberalizimi i Kosovës duhet të ndodhë, transmeton Indeksonline.

Hoti në postimin e tij shkroi se Kosova është e bekuar që ka miq në CDU dhe Bundestag. Ai u shprehë se LDK ka kontribuar shumë në ndërtimin e kësaj miqësie.

Postimi i plotë i Avdullah Hotit:

Faleminderit Peter.

Kosova është e bekuar me miqtë që ka në CDU dhe Bundestag.

Lidhja Demokratike ka dhënë kontribut jetik në ndërtimin e kësaj miqësie, të cilën duhet ta ruajmë.

/Indeksonline/