Hoti falënderon Ramën për fjalën në Këshillin e Evropës

Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti e ka falëndëruar kryeministrin Edi Rama për fjalën në Këshillin e Evropës.
Hoti në Facebook ka shkruar që deri sa Kosova të anëtarësohet në mekanizmat ndërkombëtarë, Shqipëria mbetet zëri jonë, krahas vendeve mike që kanë mbështetur përpjekjet e popullit të Kosovës për liri e pavarësi.