Hoti: Fillimi i qeverisë do të jetë i mirë, jo emra që kanë pas ose kanë problem me ligjin

I propozuari si mandatar i qeverisë së re, Avdullah Hoti ka thënë se fillimi i qeverisë së re do të jetë i mirë.
“Fillimi do të jetë i mirë me figura të reja, që kanë bagazh profesional që nuk kanë edhe as nuk kanë pas problem me ligjin, këtë e kemi vendos si standard dhe janë pajtuar edhe liderët e koalicionit që të lëvizim me këto parime”, ka thënë Hoti në T7, transmeton Indeksonline.
Ai ka thënë se primar është luftimi i pandemisë, pastaj ekonomia.
“Nominimi im shkon në Këshill të Përgjithshëm të LDK-së. Ne tash se si kemi ardh deri këtu kemi diskutu edhe herave tjera, javët e fundit kemi pas diskutime të gjera. Kryetari Isa Mustafa ishte personi kryesor që menaxhoi procesin. Po punojmë me partnerët tonë të koalicionit në mënyrë që të finalizohet sa më shpejt, ka disponim të mirë edhe tek partnerët tjerë”, ka theksuar ai.
Tutje, Hoti ka thënë se taksa pa mbështetjen e SHBA-së, nuk i shërben as Kosovës.
“Taksa është hequr, problem është që është hequr pa përfitu asgjë, pas asnjë falenderim. Disa masa reciprociteti që janë vendosur do të hiqen, as tarifa edhe as masat e reciprocitetit nuk i shërbejnë shtetit të Kosovës nëse nuk e kemi mbështetjen e partnerëve ndërkombëtar”
“E para të cilën jemi dakordu me partnerët kryesor, janë parimet e qeverisjes. E para luftimi i pandemisë, rimëbëmbja ekonomike që minimum do të jetë 5%, e treat çështja e dialogut, kthimi-rikthimi i miqësive të dëmtuara veçanarisht me SHBA-në”. /Indeksonline/