17:29 / E Martë, 31 Janar 2023 / shkelqim osmanaj

Hoti flet në Kongres në emër të Kosovës: Ballkani duhet të integrohet në NATO

Ish-kryeministri Avdullah Hoti po qëndron në një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bashkë me disa nga kolegët e tij opozitarë.

Ai tregoi se mori pjesë në Kongresin Amerikan në tryezën për çështje të sigurisë.

Deputeti i LDK-së njoftoi se në prani të kongresistëve, në dakordim me kolegët, mori fjalën në emër të Kosovës.Aty, Hoti ka kërkuar që rajoni i Ballkanit Perëndimor duhet të integrohet sa më parë në NATO.