17:12 / E Martë, 07 Korrik 2020 / indeksADMonline

Hoti flet nga Parisi: Franca do të vazhdojë ta përkrah Kosovën në procesin e dialogut me Serbinë

Kryeministri Avdullah Hoti është deklaruar rreth takimit të tij me presidentin francez Emmanuel Macron në Paris. Hoti ka thënë se perspektiva e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është e vetmja mundësi për paqe, stabilitet dhe prosperitet në këtë pjesë të Evropës.

“Shumë i nderuar me pritjen nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron. Raportet e Kosovës me Francën janë të shkëlqyeshme dhe ne jemi falëndërues për përkrahjen e saj. Perspektiva e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është e vetmja mundësi për paqe, stabilitet dhe prosperitet në këtë pjesë të Evropës” , ka shkruar Hoti në Twitter.

Ai ka deklaruar se Franca zotohet se do të vazhdojë ta përkrah Kosovën në procesin e dialogut me Serbinë, i cili duhet të çojë në njohje të dyanshme dhe normalizim të raporteve./IndeksOnline/