Hoti flet pas arritjes së vaksinave, ka një kërkesë për IKSHPK-në

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka mirëpritur ardhjen e vaksinave të para kundër Covid-19 në Kosovë, shkruan Indeksonline.
Ai kërkoi nga IKSHPK që ato t’i shpërndajë sipas strategjisë së imunizimit, ku përcaktohen prioritetet e vaksinimit.
Postimi i plotë:
Arritja e vaksinave është lajm i mirë pas shumë angazhimeve nga Ministria e Shëndetësisë.
Tani IKSHPK duhet shpejt t’i shpërndajë ato sipas strategjisë së imunizimit, ku përcaktohen prioritetet e vaksinimit.
Falënderoj miqtë tanë për mbështetjen.