Hoti flet për gjendjen shëndetësore të tij, pasi doli pozitiv për Covid-19

Kryeministri, Avdullah Hoti ditë më parë ka njoftuar se ka dalë pozitiv në testin për Covid-19.
Në emisionin Pressing në T7, Hoti tha se gjendja e tij është e lehtë, dhe nuk ka simptoma të rënda, shkruan Indeksonline.
Hoti tha se i dëshiron shërim të shpejtë të gjithë të prekurve me Covid-19, ndërsa të gjithë atyre që kanë humbur të dashurit e tyre, i shpreh keqardhje.
Kryeministri njofton se janë duke bërë të pamundurën që ti dalin ballë kësaj pandemie që ka kapluar botën, teksa bën me dije se të gjitha spitalet në Kosovë janë gati të mbushura.
Hoti bën apel që të mbartni maskën, distancën sociale dhe higjienën personale./Indeksonline/