75 Mall Live Search
18:55 / E Hënë, 23 Nëntor 2020 / Blerim

Hoti: FSK-së iu shtuan edhe tre oficerë të ri, falënderon Bundeswehrin

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka bërë të ditur se sot, Forcës së Sigurisë së Kosovës iu shtuan edhe tre oficerë të ri dhe për këtë falënderon Bundeswehrin gjerman.

Nëntoger Albestrim Rexhepin, Nëntoger Nuhi Pronaj dhe Nëntoger Rinor Hamiti, kanë kryer me sukses Akademinë Ushtarake në Qendrën Gjermane të Kadetëve dhe nga data 15 Dhjetori i këtij viti ata do të jenë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Urime për Oficerët e ri dhe faleminderit Qeverisë së Gjermanisë, Ministrisë Federale të Mbrojtjes dhe Bundesëehr-it, për përkrahjen e vazhdueshme që i dhanë Kosovës në kohën më të vështirë për popullin tonë por edhe për dekada të tëra më pas, në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon”, ka shkruar Hoti në një postim në Facebook.

Ai ka thënë se Kosova është e përkushtuar në rrugën e saj drejt afrimit me shtetet aleate. Aspirata për anëtarësim në NATO do të jetë edhe më legjitime dhe e fuqishme kur oficere e oficerë të ri të FSK-së kryejnë Akademi Ushtarake, si këta tre  nëntogerët tanë në Gjermani.