Hoti, fton deputetët e opozitës të votonin pro këtyre marrëveshjeve ndërkombëtare

Kryeministri Avdullah Hoti duke iu përgjigjur kritikave të deputetit të PDK-së Memli Krasniqi, se Hoti sa ishte në opozitë nuk i votonte këto marrëveshje, duke i thënë kështu se ato duhen votuar pasi që përmes tyre ndihmohet edhe fondi për rimëkëmbje ekonomike, raporton IndeksOnline.
“Unë ju ftoj të votoni këto marrëveshje sepse këto marrëveshje mundësojnë realizimin në praktik të pakos ekonomike. Në fondin prej 384 milionë eurove që janë për rimëkëmbje ekonomike, një pjesë e konsiderueshme e fondit mbulohet edhe nga këto marrëveshje”, tha Hoti para deputetëve.
Kryeministri Hoti ka thënë se deputetët tashmë kanë para vetës buxhetin e rishikuar për vitin 2020, duke paralajmëruar kështu se gjatë ditës së sotme në seancën e re do të kërkohet të futet votimi i tij.
Hoti ka shtuar tutje se asnjëherë nuk ka ndodhur që në këtë kuvend kur janë kërkuar që me 2/3 e votave të miratohet ndonjë marrëveshje të mos jetë votuar nga opozita.
“Unë besoj që në këtë kuvend kanë pasur mirëkuptim dhe janë votuar edhe nga pozita edhe nga opozita këto marrëveshje”, tha Hoti.