Hoti fton të gjithë kolegët që të jenë pjesë e seancës së sotme
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka bërë thirrje për të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës të marrin pjesë në seancën e sotme, të thirrur nga opozita.
Seanca në fjalë dështoi të mbahet gjatë ditës së djeshme për arsye të mungesës së kuorumit.
Opozitës i mungonin tre deputetë për të arritur që të jenë 61 deputetë, në mënyrë që seanca të fillonte, transmeton Indeksonline.
Postimi i plotë:
I ftoj te gjithë koleget e Kuvendit te Kosovës te vijnë ne seance për te miratuar rezolutën se “Kosova nuk ka vullnet te bisedoje me Serbinë për shkëmbim territoresh”. Kjo është VIJA E KUQE me e rëndësishme ne ketë dialog