17:08 / E Martë, 06 Dhjetor 2022 / shkelqim osmanaj

Hoti: Gjendje e tensionuar në veri i konvenon Serbisë

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar në lidhje me veprimet e fundit që po ndodhin në veri.

Ai ka thënë se veprimet e dhunshme në veri janë të orkestruara nga Serbia dhe shumë serbë po vazhdojnë të keqpërdoren nga ajo vetëm për të shkaktuar tensione.

Ai përmes një postimi në Facebook, më tutje ka thënë se dhuna nuk duhet toleruar, as në veri e askund tjetër dhe institucionet e sigurisë duhet të përgjigjen me kujdes dhe vendosmëri, ndaj këtyre veprimeve të dhunshme.

Deputeti Hoti, ka shtuar se tensionimi i gjendjes atje në atë pjesë nuk i konvenon Kosovës por vetëm Serbisë. /IndeksOnline/