Hoti: Gjykata Kushtetuese duhet të zgjidhë problemet politike që i ka krijuar vetë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se Gjykaa Kushtetuese nuk ka nevojë dhe nuk duhet të zgjidhë çdo problem politik. Ajo duhet të zgjidhë, sipas Hotit, para se gjithash, ato probleme politike që i ka krijuar vetë.
Hoti duke iu referuar aktgjykimit të vitit 2014, i cili citohet edhe në aktgjykimin e datës 26 qershor 2025, duke ia njohur partisë së parë të dalë nga zgjedhjet të drejtën absolute për propozimin e kandidatit për kryetar të Kuvendit, sipas Hotit, Gjykata Kushtetuese e ka kurthuar procesin e konstituimit të Kuvendit duke shkelur dy parimet fundamentale të demokracive parlamentare.