17:00 / E Martë, 03 Tetor 2017 / indeksADMonline

Hoti: Haradinaj duhet ta dijë se nuk mund të bëjë asgjë pa opozitën

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti tha në një konferencë për media se mos mbështetja e mocionit nga pozita tregon qartë për varësinë e koalicionit qeveritar nga Lista Serbe.

Madje sipas tij kjo tregon edhe se vendimet për shkarkimet e ministrave merren diku tjetër e jo nga kryeministri Haradinaj.

Ai tha se mos shkarkimi i Rikallos është fyerje për qytetarët.

Hoti foli edhe për votimin e projektligjit të marrëveshjes IPA 2016.

Hoti tha se mos votimi i kësaj marrëveshje në seancën e sotme dhe dalja nga seanca kanë dashur t’i tregojnë kryeministrit Haradinaj se për marrëveshje të rëndësisë së veçantë nuk mjaftojnë votat e Listës Serbe por i duhen edhe votat e opozitës.

Ai tha se nesër do të jenë në seancë dhe do ta votojnë këtë marrëveshje.