10:40 / E Martë, 29 Shtator 2020 / indeksADMonline

Hoti hesht kur pyetet për “përqafimin me Vuçiqin në Zyrën ovale”

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti nuk ka dashur të fliste rreth deklaratës së presidentit amerikan, Donald Trump, i cili theksoi se liderët e Kosovës dhe Serbisë u përqafuan në Zyrën ovale.

“Unë nuk i komentoj deklaratat e presidentit Trump”, u shpreh Hoti në një konferencë shtypi, pas një takimi me përfaqësuesit e Qumështarëve, transmeton Indeksonline

Ndryshe, Trumpi gjatë një tubimi zgjedhor në Pensilvani ka thënë se udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë janë përqafuar në Zyrën ovale, kur shkuan për ta nënshkruar marrëveshjen e 4 shtatorit.

Dr Gerald Bareebe (@GeraldBareebe) | Twitter

“Unë ju thashë: pse po luftoni e po e vrisni njëri-tjetrin. Ata kanë shumë dallime, përfshirë dallimin fetar, ma merr mendja, dhe u thashë “çfarë po bëni”, tha kreu i Shtëpisë së Bardhë.

“Unë u thashë: të bëjmë një marrëveshje, të bëjmë paqe ekonomike dhe përfundimisht paqe. Ata erdhën në zyrën time, në Zyrën ovale, për të nënshkruar. Ata përqafoheshin, ishte një gjë e bukur për t’u parë, ne shpëtuam shumë jetë”, shtoi ai. /Indeksonline/