Hoti homazhe te “Kosova kujton”: Çdo sulm që bëhet ndaj botës demokratike, është sulm ndaj popullit të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti sot bashkë me ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Kosnett si dhe anëtarët e kabinetit qeveritar kanë bërë homazhe të memoriali “Kosova kujton”, në nderim të viktimave të 11 shtatorit 2001.
Hoti thotë se çdo sulm që bëhet ndaj botës demokratike, është sulm ndaj popullit të Kosovës, shkruan Indeksonline.
“Bëmë nderimet e zakonshme për të nderuar të rënët dhe heronjtë që u dolën në ndihmë atë ditë të gjithë të rënëve në atë sulm terrorist, para 19 vjetëve, sulm i cili nuk ishte vetëm ndaj popullit amerikan, por ishte edhe ndaj popullit të Kosovës dhe ndaj gjithë botës demokratike”.
Njoftimi i plotë:
Në nderim të viktimave të 11 shtatorit 2001, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sot bëmë homazhe te memoriali “Kosova kujton”. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip S. Kosnett, si dhe anëtarë të kabinetit qeveritar.
Bëmë nderimet e zakonshme për të nderuar të rënët dhe heronjtë që u dolën në ndihmë atë ditë të gjithë të rënëve në atë sulm terrorist, para 19 vjetëve, sulm i cili nuk ishte vetëm ndaj popullit amerikan, por ishte edhe ndaj popullit të Kosovës dhe ndaj gjithë botës demokratike.
Çdo sulm që bëhet ndaj botës demokratike, është sulm ndaj popullit të Kosovës. Ne sot bashkëndjejmë me familjet e këtyre të rënëve dhe ashtu siç e tha ambasadori, ajo ditë ka hapur një kapitull të ri të botës së civilizuar, të botës demokratike për të qëndruar së bashku dhe për t’i bërë ballë çdo sulmi që mund të vijë, për të dalë më të fortë nga çfarëdo sulmi që i vjen botës demokratike.