Hoti i bindur se njohja reciproke me Serbinë do arrihet brenda pak muajve

Avdullah Hoti, kryeministri i Kosovës, në një intervistë për “A Shoë” , është shprehur i bindur se brenda pak muajshe do të arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi, e cila do të përfundoj me njohjen reciproke.
Ai tha se kjo do të normalizonte marrëdheniet fqinjësore me vendet e rajonit, shkruan IndeksOnline.
“Për të normalizimi marrëdhiet në regjion njohja reciproke në mes dy vendeve është kyqe. Ne kemi mbërri shumë marrëveshje me Serbinë nga 2011 të cilat në masë të madhe nuk janë realizuar ato janë të kushtëzuara nga njohja reciproke, si dy vende fqinje.
Kjo është ceshje javësh dhe muajsh.
Jam I bindur se brenda pak muajshe do të arrijmë një dakodim për marrëveshje për njohje reciproke”, tha ai në “A Show”.
Hoti foli edhe për Minishengenin, i cili e vlerësoj si një hap të madh ekonomik.
“Është duke ndodhur një transfomim ekonomik në përmasa globale.
Krijimi i tregut të përbashkët në rajon të lëvizjes së lirë së mallrave dhe njerëzve I lidhin ekonomitë në regjion dhe janë të gjitha kushtet që po kryen në BE, është bërë një hap i madh dhe e gjithë mira se 6 vendet e Ballkanit trajtohen barabartë”, tha ai./IndeksOnline/