Hoti i drejtohet Kurtit: Ka çu kry me propagandë, por ia kemi çmontu gjatë kësaj kohe

Kandidati për kryeministër nga Lidhje Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, të enjten e ka rezervuar për degët e partisë në kryeqytet.
Takimet me strukturat e partisë dhe qytetarë, Hoti i filloi në lagjen Bregu i Diellit dhe Rrugën B, konkretisht me degën e 3-të.
Në këtë lagje kryeministri në detyrë pasi shpalosi programin qeverisës, theksoi se duhet dhënë besimi atij dhe partisë së tij për t’i vazhduar siç tha ai punët e mira për Kosovën.
Takimet vazhduan edhe në degën e Qendrës, Dardani, Ulpianë e Arbëri derisa kërkoi që të mobilizohen tërë strukturat e LDK-së, që partia e tij të dalë fituese më 14 shkurt.
E Hoti as në këtë takim nuk e ka kaluar pa e përmend kandidatin për kryeministër nga radhët e LVV-së, Albin Kurtin.
“Ka çu pak kry duke dominu me propagandë. Por e kemi çmontu gjatë kësaj qeverie”, ka deklaruar Hoti.