Hoti: I gatshëm për vazhdimin e dialogut me Serbinë, deri te njohja reciproke

Kryeministri i Kosovës gjatë vizitës në SHBA është pritur në takim nga Sekretari i Shtetit, Michael Pompeo, i cili e uroi për arritjen e marrëveshjes me Serbisë.
Hoti ka thënë se është i gatshëm për vazhdimin e dialogut me Serbinë, që çon në njohje reciproke ndërmjet të dyja vendeve, shkruan Indeksonline.
“Duke vlerësuar rëndësinë që ka marrëveshja e arritur në Shtëpinë e Bardhë, theksova gatishmërinë e Kosovës për vazhdimin e dialogut me Serbinë, që çon në njohje reciproke ndërmjet të dyja vendeve”, u shpreh Hoti.
“Po ashtu, mora mbështetje sekretari Pompeo, i cili theksoi gatishmërinë e SHBA-ve për të mbështetur Kosovën në procesin e dialogut dhe normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.