10:44 / E Diele, 24 Tetor 2021 / LB

Hoti i LDK-së: Kemi oferta nga NISMA dhe PDK për bashkëqeverisje në Malishevë

Kandidati për kryetar të Malishevës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajrush Hoti thotë se kanë marrë oferta për bashkëqeverisje nga dy partitë të cilët janë në balotazh në këtë komunë, NISMA dhe PDK.

Ofertat e tyre, sipas tij, ende nuk janë analizuar, sepse LDK në Malishevë, ai thotë se tash për tash nuk ka asnjë orientim.

“Oferta kemi marrë edhe prej NISMA-s dhe PDK-së për bashkëqeverisje. Por, s’kemi marrë as vendim në kryesi dhe as në nivel qendror. Për momentin nuk kemi asnjë orientim”, ka thënë Hoti për “Indeksonline”.

Më tutje, ai thotë se personalisht nuk ka preferenca më shumë për asnjërin, sepse ai thotë se të dytë janë të njëjtë në gjykimin e tij.

Bajrush Hoti në zgjedhjet e 17 tetorit ka marrë 3.614 vota apo 16.94% duke u renditur i treti, pas Ekrem Kastratit të NISMA-s i cili ka dal i pari në komunën e Malishevës.

Më poshtë i gjeni të rezultatet e secilit kandidat për kryetar të Malishevës: