Hoti i reagon Kurtit: Kur ftohet për të dëshmuar në një rast të dyshuar korruptiv nuk paraqitet

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pasi Kurti u paraqit sot në gjykatë.
Hoti ka akuzuar Kurtin se po e mban zyrën e kryeministrit në mënyrë joligjore, duke iu referuar një vendimi të Gjykatës Supreme.
“Kur ftohet nga organet e drejtësisë për të dëshmuar në një rast të dyshuar korruptiv, ai nuk paraqitet. Në vend të kësaj, i fyen dhe i përçmon zyrtarët e drejtësisë, duke e diskredituar shtetin në sytë e qytetarëve dhe të aleatëve”, ka shkruar ndër të tjera Hoti.