16:38 / E Premte, 19 Mars 2021 / Blerim

Hoti i reagon Vuçiqit: Kosova përmes vendosmërisë po vazhdon rrugën drejt anëtarësimit sa më të shpejtë në NATO

Kryeministri në detyrë i vendit, Avdullah Hoti ka reaguar ndaj presidentit serb Aleksander Vuçiq, për veprimet e fundit, për të cilin tha se tregon qasjen destruktive që kishte në raport me Kosovën.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka shkruar se provokimet që vijnë nga fqinji ynë verior, Republika e Kosovës, përmes angazhimit dhe vendosmërisë, sigurt po vazhdon rrugëtimin drejt anëtarësimit sa më të shpejtë në NATO, Bashkimin Evropian dhe në të gjitha institucionet relevante ndërkombëtare, transmeton Indeksonline.

Ky është postimi i Hotit pa ndërhyrje:

“Deklarata e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tregon qasjen destruktive që ka pasur në vazhdimësi fqinji ynë verior në raport me Republikën e Kosovës, përkundër zotimeve të shumta që Serbia i ka bërë, nën garancat e faktorit ndërkombëtar, për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit. Megjithë provokimet që vijnë nga fqinji ynë verior, Republika e Kosovës, përmes angazhimit dhe vendosmërisë, sigurt po vazhdon rrugëtimin drejt anëtarësimit sa më të shpejtë në NATO, Bashkimin Evropian dhe në të gjitha institucionet relevante ndërkombëtare”./Indeksonline/