Hoti i shpreh ngushëllime për vdekjen e babait, Arben Gashit

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, i ka shprehur ngushëllime për vdekjen e babait Shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashit.
“Me pikëllim të thellë e mora lajmin për shkuarjen në amshim të veprimtarit Xhemajl Gashi, njëherit babai i Shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashit”.
“Në emrin tim dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës u shpreh ngushëllimet më të thella familjes Gashi, miqve, të afërmve dhe bashkëpartiakut tim”.
“Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!”, ka shkruar Hoti në rrjetin social Facebook.