13:58 / E Martë, 09 Qershor 2020 / indeksADMonline

Hoti i zotohet Gucatit për trajtim dinjitoz të kategorive të dala nga lufta

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot në një takim kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, me bashkëpunëtorë.


Kryeministri Hoti, gjatë këtij takimi theksoi përkushtimin e Qeverisë për thellimin e bashkëpunimit me Organizatën e Veteranëve të Luftës Çlirimtare, duke u zotuar për trajtim dinjitoz të kategorive të dala nga lufta.


Ndërsa, kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ndër të tjera, shprehu vullnetin e tij për bashkëpunim të mëtejmë me qëllim të avancimit të gjendjes dhe mirëqenies së veteranëve të UÇK-së.