75 Mall Live Search
18:10 / E Enjte, 10 Shtator 2020 / indeksADMonline

Hoti ia dorëzon Osmanit dhe Thaçit marrëveshjen e Uashingtonit

Në Parlamentin Evropian, kryeministri Hoti ka treguar se sot ia ka dorëzuar Kuvendit dhe Zyrës së Presidentit marrëveshjen që ai e ka nënshkruar të premten e kaluar në Shtëpinë e Bardhë. 

Kryeministri Avdullah Hoti ka shkuar në Bruksel një ditë pasi u kthye prej atje.

Kësaj radhe, ai u përgjigj pyetjeve që eurodeputetët patën për të. 

Aty, Hoti ka treguar se sot ua ka dorëzuar marrëveshjen e nënshkruar në Uashigton presidentit Hashim Thacit dhe kryeparlamentares Vjosa Osmanit.

Është e mrekullueshme që kemi një vëmendje të plotë nga SHBA’ja. Sot e kemi dërguar marrëveshjen në Parlament dhe te Zyra e Presidentit. Marrëveshja është një listë e zotimeve që ne i kemi ndërmarrë. Pres nga Serbia t’i zbatojë” , ka thënë Hoti.

Hoti ka thënë se marrëveshja që e ka nënshkruar në Uashington i ndihmon dialogun që po e ndërmjetëson Bashkimi Evropian për afro një dekadë. 

Marrëveshjen e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, në praninë e presidentin amerikan, Donald Trump, Hoti e ka quajtur me bazë ekonomike.